Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Parlamenti Europian, me përjashtim të deputetëve shqiptarë të PD-së, votoi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.
“Faleminderit Parlamentit Europian.
Keqardhje e thelle per PD qe doli kunder Shqiperise!
Neser presim lajmin e shumepritur nga Komisioni EU”, shkruan Rama.
Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, shkruan:
“Ndërkohë që Shqipëria po përballet me egërsinë e natyrës, në Bruksel, lumi i baltës i hedhur nga deputetët e PD kundër vendit, kërkon të groposë ëndrrën europiane të shqiptarëve. Keqardhje për këta të mjerë, që me sjelljen e tyre të papërgjegjshme tradhëtojnë vullnetin e sovranit dhe i nxijnë faqen Shqipërisë”.
Ditën e nesërme pritet që të zyrtarizohet hapja e negociatave për Shqipërinë, pasi tashmë kjo gjë është një fakt i kryer, edhe pse deputetët e PD-së u përpoqën deri në momentet e fundit që Shqipërisë të mos i jepej drita jeshile për negociatat.
Diskutime rreth kësaj post