Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Vlora, deklaroi se qytetarët duhet të votojnë për PS-në dhe për t’i dhënë kësaj force politike mandatin e tretë qeverisës.
Rama theksoi se në mandatin e tretë, PS do të bëjë më shumë për Vlorën e Shqipërinë.
“Opozita është siç ishte. Luli e Lesko do e bënin çoap këtë vend. Kemi bërë dhe do bëjmë për Vlorën e Shqipërinë. Ata e urrejnë qytetin. Ata urrejnë çdo gjë që lidhet me qytetin, urrejnë pastërtinë, urrejnë bukurinë. Saliu thoshte Bathorja është mrekullia e tetë e botës, vend ku nuk ka leje ndërtimi.
Do vijë Monika t’ju bëjë teqe të kuqe, që të shihni filxhan. Ne do të bëjmë edhe lagjet e brendshme të Vlorës, do bëjmë dy blloqe të mëdha në Çole dhe Kume. Në kohën e këtyre, të merrnin këpucar dhe të bënin infermier. Mësuesit grumbulloheshin nga Berisha”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post