Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në deklarata të forta në kuvend kundër Ilir Metës, për herë të parë që kur LSI vendosi se nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ky qëndrim ka qenë i paguar sipas Ramës, që beson se nuk ishin kushtet reale, që LSI të merrte një vendim të tillë.
“Përpjekja për t’u thënë shqiptarëve se pavaresisht te gjithave zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, është një përpjekje e sponsorizuar, e paguar, e paguar mbi dorë apo nën dorë, e paguar me para apo me peshqeshe per te treguar nje te pavertete qe ne thelbin e vet eshte qesharake se nuk është opozita zyrtare ajo që prodhon lirinë, eshte liria ajo që prodhon opozitën. Nese do ishimk ne kushtet kur kjo qeveri do te kishte kufizuar lirine per te prodhuar opoziten, atehere me siguri sdo kishim cdo dite nje cader bosh qe mbushet dy here ne dite per shfaqeje televizive, por do kishim popullin ne rruget e Shqiperise”, tha Rama.
Vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhje pa opozitën, ishte vendim i kryesisë së LSI-së, i lexuar publikisht nga Ilir Meta. Duket se këtë vendim, Edi Rama e ka lexuar si tradhëti, por në fjalën e tij nuk ka thënë asnjë variant se çfarë qëndrimi do të mbajë në të ardhmen.
Diskutime rreth kësaj post