Kryeministri Edi Rama do të vijojë që të qëndrojë sot në spital dhe pritet që nesër të dalë, referuar deklaratave të mjekëve.
Doktor Arben Gjata tha se për dy deri në tre ditë kreu i qeverisë do të jetë gati për t’u rikthyer në fushatë.
Por çfarë do të ndodhë deri atëherë me familjen socialiste?
Fushata e zgjedhjeve vendore të 14 majit të Partisë Socialiste do të drejtohet përkohësisht nga krerët e qarqeve, teksa kryeministri ndodhet në spital.
Fushata vijon nga 12 drejtuesit politikë të zgjedhjeve. Paraditen e sotme aktiv në televizion dhe rrjetet sociale është parë vetëm kryetari i bashkisë së Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post