Kryeministri Edi Rama do të jetë në Slloveni në 28 dhe 29 gusht, i ftuar në Forumin Strategjik Bled.
Forumi Strategjik Bled është një “platformë globale për gjenerimin e ideve dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi shoqërinë bashkëkohore dhe të ardhmen e saj.
Forumi është e përkushtuar për të krijuar një botë të qëndrueshme duke ofruar pikëpamje dhe zgjidhje strategjike për çështjet më urgjente të së sotmes dhe të së nesërmes.
Kjo nuk është hera e parë që Rama bëhet pjesë e forumit si folës, ai ka qenë i pranishëm në këtë organizim edhe në vitin 2021 si dhe në shkurt të 2023.
Diskutime rreth kësaj post