Ditën e sotme po ,bahet Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama tha se kjo është një ngjarje e rëndësishme për vendin tonë.
Rama ka bërë një thirrje për të rinjtë duke i njoftuar se tashmë universitet do të jenë në Erasmus po do përfshihen në aleancën në Europë. Studentët tanë mund të studiojnë në çdo universitet në mënyrë dixhitale, univeritetet tona do lidhin aleanca.
“Do flas anglisht. Dua të falenderoj Michel, mikun e dashur, një mik i vërtetë besnik i angazhuar ndaj Rajonit. E kam parë duke luftuar për rajonin. Dua të bashkohen dhe për Ursulën, një luftëtare. Nuk kemi pasur kurrë, president këshilli apo rajoni që kanë qënë kaq të vendosur për të qenë avokat të rajonit, për tu siguruar që procesi të mos vdesë në agoni. Do doja të theksoja përmasën historike të këtij samiti, është hera e parë kur BE del nga kufijtë e BE për të mbajtur një samit, kjo ndodh në Shqipëri. E shoh si shenjë të jashtëzakonshme, si shenjë vetëdijësimi, si vlerësim për vendin tonë, për rolin e tij në rajon. Si faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit. Dua të besoj se është momenti që të gjithë njerëzit në rajon, tu përcohet mesazhi se BE është këtu për ne, këtu për ju. Jo se jemi naiv, po se vijmë nga një ferr i vërtetë, vijmë nga ferri i izolimit, i pamundësisë për tu lidhur me Europën. Patëm momentet tona, por kurrë nuk hoqëm dorë nga.
Dua tu them studentëve nga ky samit, se ne vijmë me një lajm të shkëlqyer, jo vetëm universitet do të jenë në Erasmus po do përfshihen në aleancën në Europë. Studentët tanë mund të studiojnë në çdo universitet në mënyrë dixhitale, universitetet tona do lidhin aleanca.“-tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post