Italia dhe Shqipëria kanë të njëjtin qëndrim për gjithçka, deklaroi sot kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët shtypi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtë italian, Antonio Tajani.
”Jemi të kënaqur që Italia është avokatja jonë më e besuar edhe në nivel evropian, zëri më i fortë në Bruksel në mbështetje të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane”, deklaroi Rama.
”Jemi të lumtur që kjo qeveri ka marrë zotimin e veçantë për të kaluar nga shumë premtime në fakte ekonomike, në politikë të përbashkët, në siguri e kështu me radhë”, shtoi Rama.
“Nuk ndodh gjithmonë që të shkoni në një një vend tjetër me një delegacion kaq të madh dhe pa pasur nevojë për kufjet e përkthimit. Këtë do ta vlerësonin edhe përkthyesit, të cilët do të paguhen edhe pa përkthyer asgjë. Jam i sigurt që edhe Farnesina do të paguajë njësoj…”, tha me shaka Rama duke folur në italisht.
Rama dha një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani, pas takimit të dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik (KPE) Itali-Shqipëri.
Rama nënvizoi se gjuha italiane nuk është është vetëm gjuha e dytë për shqiptarët, por edhe një “gjuhë politike në nivel dypalësh dhe ndërkombëtar”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post