Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka “thumbuar” kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit ndodhet në Beograd, ku ka marrë pjesë në panairin e verërave.
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se Kosova “ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhimin e verërave”.
“Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verërave në Kosovë”, ka shkruar ai.
Mirëpo, Haradinaj, me këtë postim ka “goditur” edhe Kurti për shkak të reduktimeve të shpeshta të energjisë elektrike. Ai tha se panari në Kosovë “dënohet me mungesë rrymë, duke pamundësuar funksionimin normal”.
“Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave.
Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.
Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal.
Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i “Hardh Fest”.
Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën”, shkruan Haradinaj.
Diskutime rreth kësaj post