Ish-kryeministri Fato Nano prej një jave ndodhet i shtruar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen. E në një moment të vështirë për të, kryeministri Rama i ka akorduar atij medaljen “Kordoni i Madh me Yll i Mirënjohjes Publike” për kontributin e posaçëm në ndërtimin e shtetit kushtetues dhe demokratik.
Rama vlerëson frymën liberale dhe tolerancën e tij në momentet tejet të veshtira të jetës politike të vendit, por dhe atë personale.
Lideri historik i të majtës, kryeministër 2 herë i vendit prej të enjtes së shkuar është i shtruar në një spital privat për shkak të problemeve që kishte shfaqur me frymëmarrjen.
Televizioni Klan ka komunikuar si me të afërm të Fatos Nanos ashtu dhe stafin mjekësor që po kujdeset për të dhe konfirmojnë se për disa ditë ai qëndroi i intubuar, por prej të martës duket se ka një përmirësim të gjendjes së tij. Gjithsesi mjekët janë të kujdesshëm dhe nuk japin detaje pasi mendojnë se gjendja e ish-kryeministrit është e brishtë dhe pse stabël.
Diskutime rreth kësaj post