E pagëzuara nga Edi Rama, “Opozita e re në Parlament”, në seancën e sotme ka mësuar nga Taulant Balla si i deleguar i Ramës dhe jo nga kreu i Kuvendit siç duhet të ishte procedura, edhe pozicionet që do të marrë në drejtimin e Kuvendit.
Kështu në fjalën e tij kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka ftuar grupet parlamentare të “opozitës së re”, që të marrin postet që kishin paraardhësit e tyre të PD dhe LSI-së në Kuvend.
Sipas numrit 2 të Partisë Socialiste, “opozita e re”, do të marrë postin e Nënkryetarit të Parlamentit, kryetarin e Komisionit të Mediave dhe Arsimit, Kryetarin e Komisionit të Integrimit Europian dhe Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.
Gjithashtu në kuadër të ndarjes së tepsisë në Kuvend, ata do të jenë pjesë dhe të delegacioneve parlamentare që përfaqësojnë Shqipërinë në institucionet ndërkombëtare.
Diskutime rreth kësaj post