Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau në rrjetin e tij social “Facebook” momente nga ndezja e dritave mbi Bypass-in këmbësor të Lungomares 2.
Sipas tij, ky bypass ofron një panoramë spektakolare.
Kreu i qeverisë, mes tjerash, u shpreh se ky investim i ri mundëson kalimin e zonës së tunelit përmes një hapësire të re publike.
“Ndizen dritat mbi bajpasin këmbësor të Lungomares 2, i cili ofron një panoramë spektakolare duke mundësuar “kalimin” e zonës së tunelit përmes një hapësire të re publike dhe lidhjen e dy plazheve të bukura në një, pjesë e projektit të madh që përfshin Lungomaren 3 të Rradhimës”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Projekti Lungomare 2 në Vlorë përfshin 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësor, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje.
Vendosja e shkallareve që zbresin në det, muri anësor i punuar në detaje dhe konceptimi i shkallëve që lidhin trotuaret me pjesën e Lungomares i japin një tjetër dimension këtij projekti.
Diskutime rreth kësaj post