Ndërkohë që politikanët shqiptarë përpiqen të mbajnë të qetë opionin publik se asgjë nuk do të humbasin në marrëveshjen e detit me Greqinë, mediat greke flasin për të kundërtën.
Zougla.gr, një ndër mediat më të mëdha greke online, ka zbardhur një pjesë të marrëveshjes së detit Greqi-Shqipëri duke iu referuar burimeve diplomatike të Ministrisë së Jashtme helene.
Sipas asaj që shkruan gazeta në fjalë, Greqia ka siguruar dominancë të plotë në 12 milje det në drejtim të Shqipërisë si edhe kontroll në ujërat e Jonit përmes ishujve në veri të Korfuzit, transmeton Albeu.com.
“Burime diplomatike bëjnë me dije se përmes kësaj marrëveshjeje, Greqia siguron kontroll të plotë të 12 miljeve det në drejtim të Shqipërisë”, shkruan gazeta greke.
Gjithashtu, mediat greke theksojnë se nuk pritet të preket kufiri tokësor mes dy vendeve, i cili është përcaktuar përgjatë viteve 1913-1914.
Në mënyrë të vazhdueshme, Edi Rama dhe Ditmir Bushati kanë theksuar se Shqipëria nuk do të humbasë asnjë milje det nga kjo marrëveshje me Greqinë, madje se bëhet fjalë për një marrëveshje më të mirë se ajo e vitit 2009. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post