Gjatë takimit me komunitetin shqiptar në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama, i është drejtuar me një mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Në emrin tuaj dashuroj t’i lë një pusullë mikun tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, kryeministrit Mitsotakis.
Rama kujton sakrificat e emigrantëve: Ndërruat emrin, përjetuat poshtrimin e fshesave të zeza, por triumfuat
Rama u përgjigjet kritikëve për vizitën në Athinë: Kam ardhur të flas me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë demokratike
Në vitin 1886 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri shkruaji në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.
“Duam me të gjithë fqinjët sllav dhe grekë të jetojmë në harmoni.
Me vllazërim, me rend dhe paqe të jetojmë.
Le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi.
Mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar.
Është koha e mirëqënies, është koha e lirisë. Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë.
Rroftë Shqipëria, rroftë europa demokratike.
Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë.
Na haptë një faqe të re vëllazërie, rendi evropian e paqe me prosperitet mes Shqipërisë dhe Greqisë”, ka mbyllur fjalimin e tij kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post