Kryeministri Edi Rama në një takim që zhvilloi me ambasadorët e Shqipërisë në botë u kërkoi këtyre të fundit që të sjellin sa më shumë invetitorë të huaj në vendin tonë.
Në aktivitetin me temë “Ridimensionimi i Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi”, në Tirana Business Park, kreu i ekzekutivit gjithastu tha se është e rëndësishme promovimi e zgjerimi i eksporteve dhe njohja e Shqipërisë si destinacion turistik gjatë gjithë vitit.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Shërbimi i jashtëm duhet të mbështesë investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik duke bashkëpunuar me qeverinë dhe bashkitë e vendit.
Ridimensionimi i diplomacisë ekonomike nuk është objektiv që mund të përmbushet thjesht nga diplomatët, por kërkon kalimin në një nivel tjetër të koordinimit me ministritë që janë të përfshira drejtpërdrejt në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve të huaja.
Çdo njëri nga drejtuesit e misioneve, cdo ambasador duhet të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij për të ndihmuar duke këmbëngulur në kalimin sa të shpejtë të kësaj faze transitore që duhet t’i vihet në shërbim procesit të ndërveprimit.
Me një rëndësi të veçantë është edhe rritja e eksporteve. Ka një rritje të interesit për investimet në turizëm dhe në energji.
Do të ketë një plan konkret për të zhvilluar marrëdhënien me Diasporën.
Është e rëndësishme që në funksion të kësaj qasje të te për ta vendosur shërbimin e jashtëm në dispozicion të investime.
Ne kemi edhe një zv/ ministër për të ndërvepruar me ambasadorët dhe me kompanitë për të bërë të mundur që ne të marrim shumë më tepër dhe të anashkalojmë shumë burokraci dhe vështirësi në komunikim nga vendet ku operoni cdo ditë në ministri apo institucionet e tjera.
Unë besoj që me disa objektiva të qarta, me vullnetin për ta bërë këtë ndryshim së bashku, jam i bindur që kjo përpjekje e përbashkët do të sjellë ndikim në përmirësimin e imazhit të vendit.
Shqipërinë duhet ta shohin si një vend të rëndësishëm dhe jo rreziqesh imagjinare. Nuk është më fjala për një treg të vogël si Shqipëria, por rajonal.
Është fillimi i duhur i një pune të vështirë, nuk desha të prek cështjen e mbështetjes më të madhe financiare të ambasadoreve dhe trupave që sjellin rezultate konkrete, sepse kjo është një temë e rëndësishme, por ç’ka besoj mbetet hapave të mëtejshëm do të na tregojë sa rezultat do të ketë dhe për supersticion nuk desha ta prek.
Diskutime rreth kësaj post