Shqipëria nuk do çojë ambasadën e saj në Jerusalem, siç e kërkojnë dhe SHBA, por siç e kundërshton fort Erdogani. Kjo u pohua nga vetë kryeministri Rama, pikërisht në ditën kur ka marrë një letër vlerësuese nga presidenti Trump, por mbi reagimin e Shqipërisë ndaj Kinës, duke mos pranuar të ketë partneritet me të.
“Shqipëria është vendi që ka pasur më shumë hebrenj pas luftës se sa përpara. I vetmi në Europë. Është vendi ku kanë gjetur strehë mbrojtje dhe një siguri aq të madhe sa asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve.
Është vendi ku shqiptarë janë dorëzuar tek nazistët sikur janë ata hebrenjtë që kanë ardhur në shtëpi.
Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër historike me Izraelin por dhe një respekt të madh, por në politikën e jashtme në këtë aspekt është e linjëzuar me Bashkimin Europian”, deklaroi shefi i qeverisë.
Nga ana tjetër, Rama bëri me dije se financuesit e HEC-it të Skavicës do jenë pikërisht amerikanët.
Diskutime rreth kësaj post