Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambientet e ministrisë së Jashtme pas betimit mbrëmë në Presidencë.
Ministri në ikje, Ditmir Bushati, i shkarkuar nga vetë Rama ka dalë jashtë për të përshëndetur shefin e qeverisë që tashmë do të mbajë edhe detyrën e ministrit të Jashtëm.
Pasi janë përshëndetur, Rama dhe Bushati kanë hyrë në ambientet e brendshme të ministrisë ndërsa pas pak pritet që të bëhet edhe dorëzimi i detyrës.
Diskutime rreth kësaj post