Rudina Hajdari ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama nuk do e marrë një mandat të tretë.
“Rama dha ça kishte për të dhënë, por dhe mori më shumë se çfarë dha, Shqipëria tashmë nuk ka progres kjo është e dukshme.
Nuk do e mari një mandat të tretë, në dy mandate të tij ka pasur regres vendi. Sot kemi shumë gjëra që nuk shkojnë në vend.
Por çështja e vërtet është se kush do vijë. A do jetë si ai, që më shumë merr se sa jep. Dilema, kushdo që të vijë pas tij, duhet të mos jetë si ai, se tani se kush do vijë atë e kanë në dorë shqiptarët”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post