Në konferencën e përbashkët në Bruksel me shefin e NATO-S, Jens Stoltenberg, kryeministri Edi Rama kërkoi që të përfshihet edhe Kosova në partneritetin për paqen. Sipas kryeministrit për shkak të vështirësisë me sigurinë është e rëndësishme që të konsiderohet pozita e Kosovës.
Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Rama tha se ndihet krenar që parlamenti i Shqipërisë ishte ndër të parët që miratoi protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.
Kreu i qeverisë theksoi se si anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në BE, mbështesin stabilitetin, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.
“Ishte një moment historik për aleancën në përgjigje për luftën. Jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një prej të parëve për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Qëndrojmë në forcë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë për situatën dhe detyrimet që ne kemi në Ballkani Perëndimor që të parandalojmë çdo përshkallëzim dhe çdo ndikim i keq të kthehet në probleme për rajonin tonë. në kapacitetin tonë si vend aleat do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë në mbështetje të paqes.
Koncepti i ri strategjik thekson rolin e Ballkanit Perëndimor, ne besojmë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e B, përfshi edhe Serbinë që nuk është ende pjesë e aleancës.
Pata edhe njëherë shansin të them, nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovë në partneritetin për paqen. Edhe kohët në të cilat jetojmë në këndvështrim tim është vërtetë e mençur që të konsiderohet”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post