Partia Socialiste shtyu sot kërkesën e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e McGonigal bazuar te dy pretendime.
I pari se më parë do të miratohen ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore dhe së dyti për shkak të firmave ku pretendohet se disa janë të falsifikuara, pasi deputetët ndodheshin në Amerikë.
Mazhoranca pretendon për falsifikim të firmave nga deputetët; Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Ndërsa deputeti, Luan Baçi ka firmosur dy herë.
Vendimin për të mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor, Enkelejd Alibeaj e cilësoi si frikë nga shumica që po i bën “gardh” kryeministrit Edi Rama për ta mbrojtur.
Diskutime rreth kësaj post