Dje në orën 14:00 u mblodh Konferenca e Kryetarëve, ndërsa caktoi datën për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të vendit, e cila do mbahet të shtunën që vjen në orën 18:00. Ky raund që mund të jetë dhe i fundit. Kjo pasi tani socialistët mund të zgjedhin presidentin vetëm me votat e tyre.
Por me kthimin e kryeministrit Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten në orën 17:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste për zgjedhjen e presidentit të ri dhe pritet që të dalin me një emër për kreun e ri të shtetit. Fillimisht diskutohet në kryesi çështja e presidentit dhe më pas do të mblidhet grupi parlamentar i PS për diskutime e më pas kalon në votim.
“Ecuria e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe vendimmarrja e Partisë Socialiste”, thuhet në njoftim.
Më pas mësohet se socialistët gjithashtu do të kërkojnë zyrtarisht seancë të jashtëzakonshme plenare të shtunën, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Seanca me shumë gjasa do të mbahet të shtunën, pasi të hënën kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla do të zhvillojë një vizitë jashtë vendit, e nuk do të jetë në Tiranë në javën që vjen.
Por nisur nga mënyra se si u dogjën tre raundet e tjera, tanimë mund t’ia dalin vetë për të zgjedhur emrin, pasi nuk duhet që të sigurojnë më 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, pasi pasardhësi i Ilir Metës mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë, që do të thotë 71 vota. Ndërkohë burmime nga selia rozë, bëjnë me dije se në PS tashmë kanë një short listë me 10 emra që do të diskutohen nga anëtarët e Kryesisë së PS.
Diskutime rreth kësaj post