Kreu i qeverisë, Edi Rama po zhvillon një mbledhje të dytë pas asaj të djeshmes me ministrat e kabinetit qeveritar.
Takimi i sotëm po zhvillohet në ambientet e “Vila 30”, Rama ka ftuar ministrat që nuk morën pjesë në mbledhjen e djeshme dhe sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.
Edhe pse pa praninë e mediave, është bërë me dije se në takim po diskutohet lidhur me punën e bërë nga ministrat në këto 100 ditët e para të qeverisjes së mandatit të tretë. Gjithashtu do të diskutohet edhe lidhur me punën organizative të parties, duke marrë parasysh faktin që presidenti Ilir Meta pritet që të dekretojë zgjedhje të pjesshme lokale për 6 Bashki të vendit.
Ndërsa diskutime mësohet se ka pasur edhe për ndryshime në statutin e PS, por ende nuk ka asnjë detaj konkret.
Në mbledhjen e djeshme, Rama u analizoi ministrave punët e bëra në 3-mujorin e parë të mandatit, ndërsa diskutimet kishin në fokus pandeminë e koronavirusit dhe procesin e rindërtimit.
Diskutime rreth kësaj post