Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar mbi lëvizjet e ndodhura ditët e fundit në parti.
Në mbledhjen e kaluar të grupit parlamentar, kreu i partisë Edi Rama njoftoi largimin e deputetit Saimir Tahiri nga grupi, deri në zbardhjen e së vërtetës. Sakaq atij iu hoqën edhe funksionet e tjera në PS.
Saimir Tahiri ishte kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, dhe Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, do të diskutohet dhe më pas do të vendoset për emrat që do të zëvendësojnë Saimir Tahirin në këto poste.
Ndaj deputetit Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për implikimin e emrit të tij në dosjen e përgjimit të bandës së Habilajve
Diskutime rreth kësaj post