Kryeministri Rama është shprehur sot nga Pallati i Brigadave se kush nuk të jetë në Kuvend, do të përfshihet në punët e partisë.
Deklarata e Ramës:
“Nis puna për dy fitoret e radhës, zgjedhjeve vendore të vitit 2023 dhe ato parlamentare në vitin 2025. Mandati i tretë është një sfidë e madhe për të gjithë. Të gjithë duhet të kërkojmë brenda vetes tonë se çfarë nuk shkoi mirë, çfarë duhet të bënte më shumë. Kjo që është sot këtu është skuadra drejtuese e vendit në katër vitet e ardhshme, kjo është skuadra që do t’i japër drejtim shumë punëve, do tu gjendet çdo shqiptari për të zgjidhur një hall apo një problem. Dhe si e tillë, duhet të jetë në lartësi. Kush nuk do të jetë në Kuvend, do të përfshihet në punët e partisë”, tha Rama ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post