Kryeministri Rama ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e katër qarqeve të Veriut, për ti dhënë udhëzimet në lidhje me punonjësit e institucioneve lokale.
Mbledhja është zhvilluar në ambientet e selisë së Partisë Socialiste dhe Rama ka kërkuar vlerësim të çdo punonjësi në bashki si edhe përgatitjen e planeve të investimeve dhe buxhetimit.
“Të bëhet vlerësimi i çdo punonjësi në bashki. Të bëhet një analizë e strukturave dhe shërbimeve të institucioneve lokale. Të shikohet kontributi i drejtuesve të institucioneve në raport me PS”, ka thënë Rama.
Në mbledhje është vënë re mungesa e deputetit Ditmir Bushatit.
Kreu i qeverisë i vuri në dukje gjithashtu të pranishmëve në mbledhje se administrata në territor ka probleme.
“Në shtator e tetor do bëhet vlerësimi i të gjithë drejtorëve në bashki dhe largimi i atyre që nuk kapin ritmin e PS, vendimet do merren në mbledhjet e këshillit rajonal”, është shprehur Rama. /Opinion
Diskutime rreth kësaj post