Kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç do të zhvillojnë ditën e nesërme, 29 korrik, “Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, i cili do të mbahet në Shkup. Të pranishëm gjatë Forumit, do të jenë edhe përfaqësues të Dhomave Tregtare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook bën me dije se në qendër të diskutimit në këtë takim do të jetë bashkëpunimi për zhvillimin e Ballkanit shtëpisë së përbashkët.
“Sot pasdite mirëprita presidentin e Serbisë, Vuçiçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Rama ku zhvilluam edhe një shëtitje të përbashkët në kuay-in e ri të Shkupit, ku u takuam në takim kryebashkiaku Shilegov.
Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë.
Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane në të cilën mbështesim veten dhe në të cilën promovojmë marrëdhëniet. Pamja jonë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, për një mirëqenie për popujt tanë”, shkruan Zaev.
Diskutime rreth kësaj post