Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Komisionin Europian në sesionin e hapjes së forumit “Global Gateway” foli për sfidat aktuale të Europës si edhe prioritetet e zhvillimit.
Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e pandarë e programeve europiane.
Gjithashtu ai theksoi se reformat janë të domosdoshme dhe se po ashtu demokratizimi i mëtejshëm është i nevojshëm.
“Kjo është martesa më e vështirë, por që ja vlen. Unë kam pasur disa dështime në martesë, por pasi gjeta atë të duhurën e duke qenë i lumtur me të, unë besoj që kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë dhe të tjerët kur të martohen me BE”.
“Dua që t’ju lë duke ju thënë një fakt të vogël sepse dua që ta dini që e gjithë buzëqeshja ime, e gjithë dashuria ime, gjithçkaja ime për Europën dhe Bashkimin Europian është pa kushte, por nuk është e pa mend. Vetëm mendoni, që ne rrethohemi nga kufijtë e BE dhe fqinjët tanë që janë BE marrin 4517 euro për frymë nga vetë Bashkimi Europian. Ajo çfarë marrim ne në E-në, pa B-në është vetëm 138 euro për frymë”, tha ndër të tjera Rama.
Diskutime rreth kësaj post