Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe njëherë se ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet nuk ndalojnë koalicionet parazgjedhore dhe as nuk përjashtojnë hapjen 100% të listave.
Ai tha se nuk është i interesuar për ndarjen e çiftit politik Basha-Kryemadhi, që sipas tij bashkë me Metën dhe Berishën formojnë bandën e të kartëve.
Ai e la të hapur hapjen e plotë të listave me diskutim të gjerë ndërsa për koalicionet ai tha se formula duhet të ndryshojë.
Rama: Ndryshimet kushtetuese që po bëjmë ne, ta dëgjojnë mirë miqtë dhe partnerët tanë, ata që 5 qershorin e bënë si 28 nëntorin. Shqipëria ka 28 nëntorin, ka 29 nëntorin ballist, por 5 qershori është thjesht një ditë, 4 ditë pas ditës së fëmijëve dhe megjithatë ne e votuam një për një dhe nuk e prekim.Kjo që bëjmë sot e fut sistemin zgjedhor shqiptar në kornizën e botës me 1 miliard banorë të OSBE, se është jashtë. I pyeta në sallë kur shkova në Këshillin Politik edhe ekspertët e pavarur që ishin të varur te PD dje dhe i vetmi vend që dëgjova që kishte këtë sistem ishte në një libër të La Sapienzës.
Ne nuk po heqim të drejtën për tu bashkuar Luli me Monën, ne nuk kemi asnjë interes politik që të ndërhyjmë te ai çift, ai çift ne na duhet bashkë dhe duke pasur Lulin me Monën bashkë kemi dhe baba Xhiken bashkë me ta dhe atë dixhitalin e Lalëzit bashkë dhe kemi gati bandën e të katërtëve që do t’jua tregojmë shqiptarëve mirë por bashkë me sistemin normal. Thanë e duam si Letonia, ok. Por të shikojmë dhe Holandën, si Belgjika, jo po Syriza. Si ta duan.Po jo si kjo, mblidhen njerëzit te ty për të dëgjuar programin, andej futen ballistët nëpër pula. Ai thotë do të votoj ty për programin, kur kthehet në shtëpi i ka marrë ballisti pulën.Pastaj ulesh dhe ha kofsha këtu.Propozimi për nenin 64, ne nuk ndryshojmë natyrën e sistemit zgjedhor se do të thotë të kalosh nga proporcionali rajonal në proporcional kombëtar ose të ndryshosh konfiguracionin.
(I ndërhyn Gjuzi)
Rama: Boll tani o Kujte, edhe ti je një bisht lopate përkohësisht.
Gjuzi: Hë mo Edi hë, bisht lopate je ti.
Rama: Lopata jote është kurora e ndërruar e monarkisë.Ti je bishti.Pra ose duhet të ndryshojë natyra e sistemit, ose madhësia e zonave, dhe ka dhe një të tretë që është administrimi i sipërm që do ta ndryshojmë por jo këtu sot, do ta ndryshojmë me 5 qershorin KQZ. Kjo vlen se nuk bëhen këto ndryshime një vit para zgjedhjeve, po 5 qershori çfarë ishte? E njëjta gjë.Sistemin po e prekim te 5 qershori, kurse këtu mekanizmat korrektues të sistemit. Në Komision të Venecias janë këto, dhe unë vi pasi i kam mësuar.Lidhur me pragun elektoral, nuk është vendosur në Kushtetutë me këto ndryshime si %, kur erdhi nisma ishte 5%, kur erdhi nisma kërkonte ndalimin e koalicioneve në Kushtetutë.Të dyja ranë. Këto ranë se PS kërkoi heqjen e tyre sepse PS nuk ka lidhje me ato që flisnin ju, as qeveria socialiste dhe as unë. Nuk kemi lidhje me diktaturën, ju ngaqë nuk shkrehët dot një pushkë në luftë, doni luftë dhe diktaturë me zor. Nuk po i hyj se çfarë keni bërë ju kur këtu ka qenë diktatura. Merret Myslimi me dosje.
(E ndërpret Artur Roshi)
Rama: Ndryshimet kushtetuese nuk i pengojnë palët politike të hapin listat 100%, por përcaktojë për shumë kohë se nuk do të jenë më pak se 2/3. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi partia më e madhe. Si shpjegohet që ne bëjmë hapje më të madhe?Në proces me dakordësi të gjerë mund të shkojë 100%.Nuk ka qenë proces i lehtë.Pas pak nga numërimi votave do të dalë se tanimë treni me vagonat fantazëm ka ikur në lumë dhe hapja e lisave dhe mundësia për popullin që të zgjedhë deputetin është reale. Herën tjetër mos bëni përsëri gabimin që keni bërë nga Lufta e Dytë Botërore që futeni ku është ana e gabuar e historisë për të kapur ndonjë pulë, pula më nuk ka.
Diskutime rreth kësaj post