Kryeministri Edi Rama, bashkë me të shoqen Linda dhe djalin e tyre Zaho, kanë vendosur lule në varrin e papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Alban, në Vatikan. Rama ka ndarë pamjet nga ky moment në rrjetet sociale.
“Vatikan – Lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Alban”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në postimin e tij.
Rama ndodhet sot në Romë, në kuadër të përvjetorit të 30 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëri-Seli e Shenjtë.
Në fjalë e tij ai u ndal e ndërprerja e marrëdhënieve gjatë regjimit komunist, ku theksoi se ata që e pësuan më keq ishin pikërisht katolikët.
Diskutime rreth kësaj post