Kryeministri Rama ka shkuar sot edhe në Vaun e Dejës ku ka parë situatën e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut. Rama gjatë kësaj vizite nuk ka kursyer liderin demokrat ku shkruan: “keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore”.
Postimi i Ramës:
“Vau Dejës – Aty ku mund të shihet, dëgjohet dhe kuptohet qartë situata e kaskadës, si edhe të bëhet fare kollaj dallimi mes keqmenaxhimit e keqqeverisjes dhe mirëmenaxhimit e mirëqeverisjes
* fakti është se me superintensitetin e reshjeve të këtyre ditëve, nuk kemi largqoftë 10 mijë njerëz të larguar nga banesat, mijëra e mijëra krerë bagëti të evaukuuara, po aq banesa e biznese të dëmtuara si në 2010 në Shkodër, ku edhe qyteti u mbush me varka, po kemi një situatë krejt tjetër, me dëme minimale, edhe pse intensiteti i prurjeve të shiut është dy herë më i lartë se në 2010
***keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore
#PunëJoGjumë”-shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post