Largimet e 7 ministrave që i shkarkoj Edi Rama u komentuan shumë si nga figurat politike, gazetarë dhe figura të fushave të tjera. Në emisionin JAVA ishte i ftuar edhe Robert Rakipllari që komentoi situatën aktuale në vend.
Ndryshimet në kabinet erdhën pasi Rama donte domosdoshmërisht të bënte një gjest politik pas asaj që ndodhi me protestën e studentëve.
“Rama kërkoi të shokonte publikun dhe kështu largoi pjesën më politike të kabinetit. Megjithatë nuk është aq e thjeshtë që të largosh ministra që kanë mbi pesë vite në detyrë dhe që kanë akumuluar pushtet, interesa apo mbështetje. Në këtë pikëpamje mendoj se lajmi është ky; qëRama largoi ministrat më të akuzuar dhe më politikë, Dhe tani mbetet të shihet se çfarë produkti mund të afrojnë të ardhurit e rinj” – tha Robert Rakipllari.
Referuar fjalës së Ramës që e cilësonte si armën më të fortë mungesën e eksperiencës së ministrave, Rakipllari tha se është një logjikë personale e kryeministrit.
Diskutime rreth kësaj post