Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin, teksa i pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti.
Nga pamjet e bëra virale në rrjet shihet se si Rama i ka bërë një ‘truk’ të vogël kreut të qeverisë së Kosovës.
Rama ‘ka lujtur kukafshehti’ me Kurtin ku ka shkaktuar shumë të qeshura. Kreu i qeverisë shihet teksa i vendos duart në mënyrë të beftë Kurtit në sy ndërsa ky i fundit është i kthyer me kurriz.
Ky moment, nuk kishte si mos të finalizohej me një përqafim mes dy homologëve të cilët gëzojnë marrëdhënie të mira.
Diskutime rreth kësaj post