Ndonëse e konsideroi një kërkesë të justifikuar, Edi Rama e tha hapur në parlament se nuk voton rritjen e pagave për deputetët.
“Unë vetë nuk e votoj, për mua paga duhet të vendoset sot dhe të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës deri tek më i fundit.” – tha ai
Kryeministri këmbëngul për një piramidë pagash që duhet respektuar pa shkuar në lajthitje, që sipas tij është bërë në të shkuarën.
“Është lajthitje sepse nuk mund të kemi prokurorë që paguhet më shumë se Presidenti.” shtoi Rama.
Deputetëve të opozitës, e sidomos ata që me ngulm e kërkuan rritjen e pagës u bëri një propozim.
“Doni të bëni qarjen e halleve? S’ka nevojë ju që shtesën e pagës t’ja çoni jetimores, hajde vendoseni pagën minimale këtu për deputetët, gati jam!” – ka thene Rama
Teksa i kishte deputetët e opozitës para syve, Edi Rama nuk e humbi mundësinë për ti përballur me rezultatin e 14 majit.
“Më shumë se sa fitorja jonë, ajo është disfata absolute e politikës që bartet nga të gjithë ju që vini këtu dhe këndoni dokrrat tuaja.”
Madje, iu bëri edhe analizën e humbjes.
“Nëse doni ta dini pse ua ktheu Kamza kurrizin, mos shkoni të takoni fantazmat. Shkoni në Kamëz dhe merrni me radhë çerdhet, kopshtet, shkollat… Kur t’i shifni këto, të kuptoni pse Kamza ju bëri atë që e keni merituar prej kohësh, por ua bëri tamam në momentin e duhur, për hir të së vërtetës.” – perfundoi Rama.
Sipas kryeministrit, e vetmja formë që Shqipëria të ketë klasën politike që meriton është zhdukja e shumë figurave të Partisë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post