Edi Rama ka folur edhe për koalicionin me Ilir Metën. Ai tha se koalicioni PS- LSI është një koalicion komplementar dhe Meta është përpjekur në mënyrën e vet për zgjidhjen e krizës.
“Ilir Meta ka natyrën e tij, ka profilin e tij, por në këtë koalicion jemi komplementar. Përpjektë e tij kanë qenë konstruktive. Ka menduar gabim për mendimin tim, por ashtu ka menduar ai. Është një bashkëjetesë mes një partie të madhe e një më të vogël, ka probleme, ka tensione, edhe përplasje, por që kemi bërë shumë reforma”, u shpreh ai.
Rama foli edhe për kritikat që ka drejtuar bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi dhe rezervave të saj kundër punës së qeverisë. Rama tha se Monika ka filluar fushatën dhe sa për deklaratat e saj për punësimin, Rama tha se nuk janë shifra reale.
Diskutime rreth kësaj post