Kreu i qeverisë, Edi Rama e cilësoi incidentin e ndodhur në Elbasan në ditën e Verës një provokim të kryedemokratit Lulzim Basha. Rama u shpreh se Basha bën viktimën dhe montazhe skuthash duke e shitur ngjarjen krejt ndryshe nga ajo që ndodhi me të vërtetë.
“Shqiptarët të mos jenë tolerant në opinionin e tyre në këto shfaqje të kujtojnë shfaqjet e viteve 90 duke hipur në makina, si në festë, si ajo në Elbasan. Dhe pastaj bëj edhe viktimën sikur u sulmove ndërkohë që qëndron aty.
Dhe me montazhe skuthash krijon ide të kundërt me atë që ka ndodhur që nuk kishte asnjë lidhje me mua dhe ne që ishim aty.
Provokime të panevojshme, të pavend në këtë kohë kur ne do i bëjmë ato që duhet të bëjmë për të fituar këtë ndeshje por nuk do harrojmë se është një ndeshje më e madhe që zhvillohet sekond për sekond për jetën. Po shohim dritë më në fund”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post