Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për cënimin e sigurisë kombëtare në vend.
“Agresorët e ushtarëve në detyrë u ndaluan dhe janë në hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet, por e vërteta është se përdorimi i lëndëve neuroparalizuaese dhe toksike djegëse kundër ushtarëve kompromenton thellësisht misionin e tyre ‘turistik’. Por Unë sot jam këtu për të thënë se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare me akte madhorë e ka bërë personalisht Edi Rama. Ju rikujtoj se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi të lirë apo ajo, mediat shqiptare publikuan të gjitha organigramet e shërbimit të shërbimit informativ shtetëror , emër dhe mbiemër, ato publikuan dhe rrogat e tyre. Duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve tjera jomiqësore. Këtë e ka bërë Edi Rama sepse askush tjetër nuk Shqipëri përveç kryeministri që firmos strukturën e shërbimit ka të drejtë të njihet me të.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post