Kanë mbërritur sot në atdhe 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq të “Al Holit” në Siri.
Në një konferencë për mediat kryeministri Edi Rama u shpreh se ka edhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dihet saktësisht.
“Ka edhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht. Sepse është një punë terreni për të gjetur personat, por llogarisim një numër pa a shumë të njëjtë më këtë të sotmin duke menduar se më shumë se gjysma është marrë.
Do të kenë një periudhë të shkurtër garantimi , po ashtu do të bëhen të gjitha procedurat mjekësore, dhe më pas do të dërgohen ose në shtëpi ose do të çohen në struktura të posaçme”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post