Teksa gjendet në Korçë për një takim me banorët e zonës, kryeministri Edi Rama, dha një lajm të mirë për stadiumin “Skënderbeu” të qytetit.
Rama e cilësoi si qesharake gjendjen aktuale të stadiumit në Korçë, dhe pas përfundimit të stadiumit të Kukësit, ku për momentin po bëhen matjet për ndërtimin e tij, do të vijojë puna për ndërtimin e impiantit të ri në Korçë.
Rama tha:
“Nuk mund ta lëmë stadiumin ende në atë gjendje që është, qesharake. Ne do angazhohemi seriozisht, ta bëjmë një stadium model, të standarteve të shijeve të bukura, që është vendosur këtu në Korçë. Skënderbeu e meriton një stadium të ri, dinjitoz. Pas Kukësit, do vazhdojmë me stadiumin e Skënderbeut. Mes fushave dhe stadiumit, do të ketë dhe një hotel”.
Diskutime rreth kësaj post