Kryeministri Edi Rama ka folur së fundmi për Euronews rreth rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, situatës politike me negociatat si dhe çështjen e shumëpërfolur të një dokumenti jo-zyrtar që fliste për rishikimin e kufijve në Ballkan.
Pjesë nga intervista
Në dy vitet e fundit, Shqipëria ka kaluar nëpër ndryshime kushtetuese në shkallë të gjerë kur bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit dhe zbatimin e reformave. Situata është përmirësuar por nuk është e mjaftueshme. Sa përparim mendoni se ka bërë Shqipëria sidomos kur bëhet fjalë për shtetin e së drejtës?
“Ekziston një ndryshim i madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave sepse siç jemi sot, nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por siç jemi sot, ne jemi më se të gatshëm për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është atje ku qëndron pika kontradiktore dhe ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave. ”
A mendoni se ky progres është diçka që ju ndihmoi të rizgjidheni?
“Unë mendoj se njerëzit e Shqipërisë kanë një kuptim të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën. Nuk është shpërblimi për një punë që tashmë ishte përfunduar. ”
Le të prekim procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Cili është pozicioni juaj në lidhje me dokumentet jozyrtare që qarkullojnë në Bruksel që përkrahin ri-vizatimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor? Kemi dëgjuar nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut i cili tha se do të ishte katastrofike.
“Kur them “ne” dua të them të gjithë aktorët dhe lojtarët – Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, lojtarët në rajon – nuk do ta trajtojnë status quo-në me një qasje shumë të hapur dhe të qartë. Frustrimet do të jenë aty dhe idetë do të shfaqen nga ideja më qesharake deri te ideja më e çuditshme sepse status quo nuk është një opsion.
Ndërsa kemi mosmarrëveshje të thella për të zgjidhur, ne duhet të biem dakord të mos pajtohemi për to dhe në të njëjtën kohë të shtyjmë së bashku për të forcuar bashkëpunimin tonë, për të krijuar në rajon një zonë Shengen funksionuese të plotë me të gjitha liritë e Evropës që po zbatohen”.
Diskutime rreth kësaj post