Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama ka shktuar se që prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, janë rindërtuar 340 qendra shëndetësor si dhe ambulanca me standartet më të mira.
“Vijojmë pa u ndalur investimet në shëndetësi ku shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug.
Që prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca janë rindërtuar nga e para me standardet më të mira, në shërbim të 1.2 milion qytetarëve”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post