Kryeministri Rama ka ndarë një lajm të mirë për gjithë shqiptarët nga Spitali Infektiv, ku po luftohet me ‘armikun e padukshëm’, COVID-19. Ai ka njoftuar se janë shëruar edhe 17 pacientë të infektuar me koronavirus.
“Lajm i mirë, 17 të shëruar sot”, shkruan Rama. Numri i personave që kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri ka shkuar në 182. Ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 409 dhe 23 persona kanë ndërruar jetë.
Pasditen e së enjtes ndërroi jetë në Spitalin Infektiv një 72-vjeçare nga Tirana, e cila ishte konfirmuar me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se e moshuara ishte në gjendje të rëndë, në terapi intensive prej disa ditësh.
72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse si insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizmi. Kujtojmë këtu se mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero është shprehur se në gjykimin e tij, e kemi kaluar kulmin e epidemisë në javën e kaluar. Sipas tij, nga fundi i prillit numri i rasteve do të ulet ndjeshëm.
Diskutime rreth kësaj post