Kryeministri Edi Rama tha se kufijtë për shqiptarët do të hapen brenda majit. Ai tha se masat do të jenë strikte, dhe ne duhet të sillemi si suedezët.
Rama në lidhjen live nga Facebook tha:
“Linjat ajrore janë të mbyllura. Kemi një korridor ajror me Air Albania, sa hapet aplikimi rezervohen menjëherë.
Europa ka thënë që do hapen më 15 qershor, kurse disa vende do i hapin më herët. Ne do i shohim dhe duam t’i qëndrojmë objektivit që brenda majit të hapim të gjitha rrugët ajrore për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, edhe në funksion të turizmit.
Këtë vit do jetë turizmi i shqiptarëve. Shqiptarët nuk do të kujtohen për Suedinë, dhe thonë se ja si nuk u mbyll Suedia, por do të sillen si suedezë për rregullat,” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post