Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të enjtën do të bëhet publik plani i garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi që ka ulur qepenat për shkak të situatës nga koronavirusi.
Në postimin e fundit në Facebook, Rama siguron qytetarët që nuk do vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt që sot po qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punojnë.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
JU LUTEM TË GJITHË ATYRE QË JANË NË SHTËPI PAS MBYLLJES SË AKTIVITETIT EKONOMIK, TË RRINË TË QETË DHE BËJNË DURIM, TË ENJTEN DO TË KEMI GATI PLANIN E GARANCISË FINANCIARE PËR KOMPENSIMIN E PAGAVE TË MUNGUARA TË ÇDO BIZNESI!
NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!
DURIM JU LUTEM DHE BESIM QË PO PUNOJMË PAPUSHIM PËR TË MOS LËNË ASNJË VETËM NË PËRBALLIMIN E PASOJËS FINANCIARE TË MOSVAJTJES NË PUNË! – shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post