Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat dhe as ironitë teksa komentoi situatën politike dhe përpjekjet e dështuara për dialog deri tani me opozitën.
Ai pohoi se i ishte lutur prej kaq kohësh kreut të PD-së, Lulzim Basha, aq sa dhe Romeo i Shekspirit nuk i ishte lutur Zhulietës.
“Ne jemi në fazë të një krize të krijuar artificialisht PD është parti e madhe, alternativë pushtet, Por zgjodhi të mbyllej në një çadër.
Përpjekjet tona për të siguruar garancinë e PD kanë qenë si asnjëherë më parë.
Ne kërkuam një të drejtë kushtetuese të opozitës në parlament dhe gjithë ajo betejë përfundoi me shkrimin e një neni në ligjin zgjedhor, që nuk ndryshon. Ishte një fitore e rëndësishme, por minimale në raport me gjithë atë përpjekje.
Nuk kemi parë ndonjëherë ndonjë qeveri që ti thonë opozitës që shkruani ca të doni dhe t’i lutesh kryetarit të opozitës, ‘hajt takohemi, hajt takohemi’, aq sa dhe Romeo si lutej Zhulietës.
Ai do që të takohemi duke thënë: Hajde takohemi dhe me sill dorëheqje. Ka dhe nga ata që thoshin: ‘Ore pse u lutesh’. Dhe unë u thosha: “Po ne s’jemi si ata, por jemi ndryshe.”, tha Rama.”
Diskutime rreth kësaj post