Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, u shpreh i shqetësuar për situan në veri të Kosovës.
Rama theksoi se veriu i Koosvës mbetet një vatër zjarri dhe një kërcënim serioz për hapjen e një konflikti.
Ai tha se BE dhe SHBA po mbajnë dialogun me Prishtinën dhe beogradin, por një alë e tretë po frmon grupe të rrezikshme.
“Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill, që foli për këto tema. Problemi i Ballkanit Perëndimor sot, në lidhje me sigurinë, ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi, të problemit të madh ukrainas, por nuk është aq e vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme. Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post