Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një tjetër rast ku qytetarët marrin shërbimin e kërkuar nga zyrat e shtetit.
Kështu përmes një statusi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë tregoi se si një vajzë nga Korça e diplomuar për Mjekësi arriti të merrte përgjigjen për vendin e punës në Drejtorinë e Shëndetit publik pasi shkruajti në portalin Shqiperiaqeduam.al.
Rama theksoi se mjaftojnë 3 minuta për të ngritur në këmbë ministrin.
“Shqiperiaqeduam.al – Mjaftojnë 3 minuta për të ngritur në këmbë ministrin përkatës në mbështetje të së drejtës suaj ?”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post