Kryeministri Edi Rama postoi një tjetër paralajmërim ndaj mediave. Ai tha se edhe Japonia merr masa ekstreme ndaj mediave private në këto raste.
“Mos na detyroni të bëjmë atë që nuk ua rrok imagjinata,” tha Rama.
“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!
Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!” shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post