Gjatë konferencës me homologun maqedonas, kryeministri Edi Rama nuk harroi të bënte ironi për vendimin Bashkimit Europian për mos-çeljen e negociatave .
“Nuk ka të bëjë me ne aspak. Ka të bëjë me vetë BE. Nuk jam i shqetësuar dhe nuk është sinqerisht po humbas gjumin për këtë, kam gjëra shumë më të rëndësishme. Ajo çfarë është thelbësore, kemi bërë punën tonë.
Si ne ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë thënë që kemi bërë punën tonë. Do të vijojmë të bëjmë punën tonë.
Kur të jenë gati, duhet të na e thonë. Sfida për ne është të ndërtojmë një shtet europian, institucione europiane, standarde europiane, ekonomikisht dhe nga pikëpamja sociale, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor. Kjo është çfarë kërkojnë fëmijët tanë e çfarë meritojnë vendet tona.
Më pas nëse mendojmë të ecim para jam i lumtur, nëse jo nuk jam i palumtur”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post