Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot heqjen e mandateve për Elvis Roshin, Shkëlqim Selamin dhe Dashamir Tahirin.
Pas këtij vendimi ka pasur reagime nga më të ndryshmet dhe PD u përpoq të mbronte Tahirin që është në koalicion me ta.
Rama e ka ironizuar këtë sjellje të PD me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“U rrokanis kokën shqiptarëve për ligjin e dekriminalizimit dhe e shqelmon ligjin me të parën në mbrojtje të problematikut të vet #Shqupshqup”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post