Kryeministri Edi Rama iu përgjigj të gjithë atyre që e akuzojnë se lojrat e fatit po i ndalon për të hequr vëmendjen nga situata aktuale. Nga foltorja e Kuvendit, ai ironizoi opozitëndhe refuzimin e saj për të mos qenë sot në Kuvend duke i krahasuar Bashën dhe Kryemadhin me personazhet e telenovelave “Ezeli” dhe “Skllavja Izaura”.
“Vota në bllok e PS do të tregojë qartë se kush janë këta, që nuk janë. Këta që s’janë kush janë?! Këta që janë të angazhuar me mish dhe shpirt me gjitha atë mish dhe atë pak shpirt që i ka mbetur për të sakatuar këtë milet me shpifje nga mëngjesi deri në darkë.
Krimi, krimi, krimi, droga, droga, droga, leku, leku, leku. Tre gjerat që i kanë të fiksuara në kokë sepse janë tre gjerat me të cilat janë marrë vetë ose nuk kanë arritur ti luftojnë kur ishin vetë.
Me e bukur që kam dëgjuar këto ditë ka qenë një shprehje: E bën Edi Rama këtë për të tërhequr vëmendjen. Pra gjithë kjo luftë frontale bashkë me goditjen e grupeve të krimit të organizuar janë të gjitha për të tërhequr vëmendjen.
Po nga duam ta tërheqim vëmendjen, se nga është vëmendja? Nga Babalja, na iku Babalja nga ekrani. Nuk po e ndjek më populli me interes telenovelën, në momentin kur po bëhej gati të dilte një aktor tjetër. Nga Ezeli i PD, nga Izaura nga “Skllavja Izaura” në versionin Luli dhe Mona. Nga këto po e tërheqim vëmendjen dhe po merremi me gjëra që në fakt nuk janë ndonjë gjë e madhe….”,- u shpreh Rama.
Video:
Diskutime rreth kësaj post