Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas video dëshmisë së superdëshmitarit Alber Veliu, që sipas PD është dëshmitari ‘X’ në audio përgjimin për Agron Xhafajn.
Përmes ironisë dhe duke publikuar videon e dëshmitarit Veliu, kryeministri Rama shkruan në ‘Facebook’ se nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, BE është treg fshatar tek’ Ali Demi’ dhe Lulëzimi është lider.
Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…
Diskutime rreth kësaj post